Gjykata e Apelit e Kosovës ka refuzuar të enjten me 31.03.2016, si të pa bazuar ankesën e mbrojtësit të te pandehurit F.R., kundër caktimit të masës së paraburgimit prej 30 ditësh .
Gjykata e Apelit e Kosovës ka refuzuar të enjten më 31.03.2016, si të pa bazuar ankesën e mbrojtësit të të pandehurit F.R., kundër caktimit të masës së paraburgimit prej 30 ditësh .
Në këtë mënyrë, kjo gjykatë ka vërtetuar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj PPRKR.31/2016, të datës 17.03.2016.
F.R. po dyshohet nga ana e prokurorisë se ka kryer veprat penale: Rekrutim në terrorizëm nga neni 139 i Kodit Penal të Republikës së Kosovë; Organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist, neni 143; Nxitje e urrejtjes, përçarjes ose mos-durimit kombëtarë, racor, fetar apo etnik, nga neni 147 si dhe Shtytje në kryerjen e veprave penale terroriste, nga neni 141 i të njëjtit kod.
Sipas vlerësimit të Gjykatës së Apelit pretendimet e bëra në ankesë nuk qëndrojnë, ngase bazuar në provat e mbledhura deri më tani, e të cilat janë cekur në aktvendimin e ankimuar, janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore, për caktimin e kësaj mase, konform nenit 187 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.