Gjykata e Apelit e Kosovës, duke vendosur në rastin e ankesave të mbrojtësve të të akuzuarit M.B., e ka ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Dega në Podujevë, P.nr.450/2016, datë 08.04.2016, ashtu që nga sot me 20.04.2016, të pandehurit i ndërpritet paraburgimi dhe i njëjti menjëherë i dorëzohet Policisë së Republikës së Kosovës.
Po ashtu, kjo gjykatë, ka urdhëruar Policinë e Republikës së Kosovës, që të akuzuarin me vendbanim në Beograd, Republika e Serbisë, ta dëboi deri në pikën kufitare më të afërt, dhe t’ia dorëzoj Policisë Kufitare të Republikës së Serbisë.
Vendimi u mor pasi kolegji penal i Gjykatës së Apelit, vlerësoj ankesat e mbrojtësve të të akuzuarit në fjalë dhe ekspertizën e Institutit të Psikiatrisë Forenzike të Kosovës, të datës 19.04.2016.
M.B. ishte shpallë fajtorë nga ana e gjykatës së shkallës së parë për veprën penale Kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare, nga neni 146 par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe ishte gjykuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji