Të akuzuarit për terrorizëm i vërtetohet dënimi prej katër vjetësh burgim

Të akuzuarit për terrorizëm i vërtetohet dënimi prej katër vjetësh burgim

Një kolegj penal prej tre gjyqtarësh i Departamentit të Krimeve të Rënda i Gjykatës së Apelit, e ka refuzuar të enjten me 18.04.2016, si të pa bazuar ankesën e mbrojtësit të të akuzuarit A.M., i cili ishte dënuar nga ana e gjykatës se shkalles se parë me 4 vjet burgim, si fajtor për veprën penale: Organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste (neni 143 i Kodit Penal të Republikës se Kosovës).

Kolegji penal vlerëson se pretendimet ankimore të avokatit mbrojtëse janë të pa bazuara, për arsye se i akuzuari vullnetarisht e ka pranuar fajësinë, ndërsa me këtë pranim nuk është shkelur  ligji penal në dëm të tij. Po ashtu, Gjykata e Apelit ka gjetur se gjykata e shkallës së parë drejt ka vërtetuar se i akuzuari ka marrë pjesë dhe i është bashkangjitur grupit terrorist në Siri të quajtur “Jahbat Al Nusra”, prej datës 04.09.2013 gjer me 27.10.2013. Për këto dhe arsye tjera Gjykata e Apelit vendosi që aktgjykimi i Gjykatës  Themelore në Prishtinë, i datës 06.10.2015, të vërtetohet.