Gjykata e Apelit e Kosovës e ka kthyer në rigjykim lëndën ndaj të akuzuarve A.L. dhe N.B., të cilët muaj më parë, ishin gjetur fajtor nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për veprën penale organizimi ose pjesëmarrja në grup terrorist, neni 143 i Kodit Penal dhe ishin dënuar me nga 3 vjet e 6 muaj burgim.
Kolegji penal gjeti se aktgjykimi shkallës së parë përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, të parapara nga neni 384 par.1 nën par.12 i Kodit të Procedurës Penale, ngase nuk janë respektuar dispozitat procedurale për pranimin e fajësisë, ndërsa në pjesën arsyetuese, nuk ka të dhëna për faktet vendimtare.