Më 18 prill 2016, Gjykata e Apelit, me një kolegj gjyqësor të përbërë nga dy gjyqtarë ndërkombëtarë dhe një gjyqtar vendor, e vërtetoi dënimin për të pandehurin U.M. për veprën penale të Marrje e Ryshfetit.
Në vitin 2006, i pandehuri, duke vepruar si gjyqtar, ka pranuar 10.000 €, për të garantuar ndërprerjen e paraburgimit ndaj disa personave.
Sidoqoftë, Gjykata e Apelit e modifikoi dënimin e shqiptuar nga Gjykata Themelore, pasi që rrethana të caktuar nuk janë peshuar siç duhet. I pandehuri dënohet me një vit burgim me kusht, me periudhë sprovuese prej dy vitesh. Vendimi u lëshua me 26 maj të këtij viti.