Më 15 shtator 2016, një trup gjykues i Gjykatës së Apelit i përbërë nga dy gjyqtarë të EULEX-it dhe një gjyqtar kosovar vendosi për ankesat e avokatëve mbrojtës dhe për ankesën e Prokurorit Special të parashtruara kundër Aktgjykimit të nxjerrë nga Gjykata Themelore e Mitrovicës në të ashtuquajturin rasti ‘Drenica I’. Paneli i apelit rrjedhimisht e ka ndryshuar këtë aktgjykim.
Ankesat e parashtruara në emër të pandehurve janë pranuar pjesërisht dhe në përputhje me këtë janë ndryshuar edhe aktgjykimet përkatëse:
I pandehuri S.L. është dënuar me 7 (shtatë) vjet burgim.
Duke i marrë parasysh dënimet e shqiptuara më përpara në rastin e njohur si ‘Drenica II’, të datës 14 shtator, 2016:
Të pandehurit S.S. i është shqiptuar një dënim i përgjithshëm prej 10 (dhjetë) vjet burgim.
Të pandehurit J.D i është shqiptuar një dënim i përgjithshëm prej 7 (shtatë) vjet burgim.