Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës se Kosovës, të ushtruar kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Gjilan, të datës 28.10.2016.

Me anë të këtij aktvendimi, Gjykata Themelore në Gjilan, e ka hudhë aktakuzën e Prokurorisë Speciale, të datës 30.08.2016, të paraqitur ndaj të pandehurit L.H., për shkak të veprës penale: Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 i Kodit Penal të Republikës se Kosovës, dhe e ka pushuar procedurën penale ndaj tij.
Kolegji penal i Gjykatës së Apelit vlerëson se gjykata e shkallës se parë ka vepruar drejtë kur e ka hudhë aktakuzën, ngase nga provat e paraqitura në aktakuzë në asnjë rrethanë, nuk vërtetohet përtej dyshimit të bazuar, se i pandehuri duke e keqpërdor detyrën zyrtare, ka ndërmarrë veprime konkrete për të përfituar për vete ose të tjerët, apo i ka shkaktuar me qellim dëm dikujt.