Gjykata e Apelit e Kosovës njofton të gjithë kandidatët se është anuluar konkursi Nr. 04/2016, i shpallur me 24.10.2016, për pozitën Zyrtar ligjor (3 vende ).
Kjo pasi që Ministria e Financave e Republikës së Kosovës, nuk ka lejuar që të rritet numrit të punësuarve, me shumë se sa ka qenë në mars të vitit 2016, edhe pse Gjykata e Apelit ka disa pozita të lira.
Gjykata e Apelit ndjen jashtëzakonisht keqardhje dhe u kërkon falje të gjithë kandidatëve për këtë .