Gjykata e Apelit e Kosovës, me qellim të rritjes se transparencës dhe informimit të drejtë të publikut, edhe gjatë vitit 2016, ka vazhduar të njoftoj, lidhur me rastet me specifike që kanë qenë objekt shqyrtimi në këtë gjykatë. Në vijim po ua rikujtojmë disa prej tyre.
Mars 2016
Anulohet dënimi me burgim të përjetshëm për dy të akuzuar
Gjykata e Apelit e anulon dënimin me burgim të përjetshëm për të akuzuarit E.K dhe A.M. , të cilët ishin shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Prishtinë për veprën penale Vrasje e rëndë në bashkëkryerje . Ndaj të parit shqipton 25 vjet burgim, ndërsa ndaj të dytit 23.
Mars, 2016
Vërtetohen dënimet të akuzuarve në rastin Medikus.
Gjykata e Apelit u a vërteton dënimet me burgim të disa të akuzuarve për krim të organizuar dhe trafikim me njerëz.
Të akuzuarit L.D. dhe A.D. dënohen me tetë (8) vjet burgim. I pandehuri S.H. dënohet me pesë (5) vjet burgim. Gjithashtu, të pandehurit L.D. i ndalohet ushtrimi i profesionit të urologut në kohëzgjatje prej dy (2) vjetësh, ndërsa të pandehurit S.H. i ndalohet ushtrimi i profesionit të anesteziologut në kohëzgjatje prej një (1) viti.
Prill, 2016.
Rasti APEX kthehet në rivendosje
Kolegji i Apelit anulon vendimin e Gjykatës Themelore dhe kthen në rivendosje dhe marrje vendimi lidhur me çështjet meritore të aktakuzës si dhe për pranueshmërinë e provave.
Në këtë rast prokuroria kishte ngritur aktakuzë kundër 11 të pandehurve, për krim të organizuar si dhe për vepra të tjera penal.
Maj , 2016
Vërtetohet aktgjykimi lirues në rastin KLEÇKA
Publikohet aktgjykimi në rastin Kleçka sipas të cilit të akuzuarit për krime lufte të këtij rasti lirohen nga akuza.
Qershor ,2016
Rasti i ish ministrave
Kthehet në rigjykim çështja ndaj të akuzuarve Astrit Haraqija, Valton Beqiri, Armond Morina dhe Nehat Fejza. Dy të akuzuarit e parë i kishte shpallë fajtor dhe i kishte dënuar me nga dhjetë muaj burgim me kusht, për veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtare . Ndërsa i akuzuari i tretë ishte dënuar me 6 muaj burgim efektiv për veprën penale mashtrim në detyrë.
Korrik , 2016
Kthehet në rivendosje çështja e ekstradimit të shtetasit britanik A. Ch. K. S.
Kolegji gjyqësor prej tre gjyqtarësh i Gjykatës së Apelit anulon një vendim të Gjykatës Themelore në Pejë, të datës 21.06.2016, në bazë të te cilit ishte refuzuar kërkesa e prokurorisë për ekstradimin e shtetasit britanik A. Ch. K. S. Çështja i është kthyer serish të se njëjtës gjykatë për rivendosje ndërsa të kërkuarit i është vazhduar paraburgimi.
Shtator,2016
Rasti ROLEX
Gjykata e Apelit e Kosovës, duke vendosur ne bazë të ankesave te palëve, ulë dënimet për një grup të akuzuarish, për krim të organizuar , në të ashtuquajturin rasti “Rolex”.
Shtator, 2016
Ish prokurores V.B. i vërtetohet dënimi me burgim efektiv
Gjykata e Apelit vërteton dënimet me burgim efektive për të akuzuarën V.B. Ajo u shpallë fajtore për veprën penale marrja e ryshfetit,( vepër të cilën e kishte kryer në cilësi të prokurores se shtetit), dhe është dënuar me 3 vjet burgim. Asaj po ashtu i është ndaluar ushtrim i funksionit në Administratën Publike, ose në Shërbimin Publik, për tri vjet.
Tetor, 2016
Publikohet vendimi për Rastin DRENICA 2
Ndryshohet Aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Mitrovicës, për të akuzuarit për krime lufte, në rastin Drenica II . J. D. dënohet me 6 vjet burgim, S. S. me 7 , I. Th. me 6 vjet e 6 muaj burgim dhe Z. D. me 6 vjet burgim, ndërsa është konfirmuar dënimi prej 3 vjet burgim për të pandehurit A. D., F.D., N. D., S. D., D. D., B. D.
Nëntor, 2016
Vërtetohen dënimet me burgim për të akuzuarin Z.Q. dhe gjashtë të tjerë
Gjykata e Apelit u a vërteton dënimet shtatë të akuzuarve për vepra penale të ndërlidhura me terrorizëm. Z. Q. dënohet me 10 vjet burgim, I.B. me 8, S.T. me 7 vjet e 6 muaj, B.B. me 4 vjet e 6 muaj, J.K. me 4, L.K. me 3 dhe I.K me 5.
Nëntor, 2016
Rasti Drenica 1
Publikohet aktgjykimi në rastin Drenica 1. Sipas këtij aktgjykimi I pandehuri S.L. është dënuar me 7 vjet burgim. Të pandehurit S.S. i është shqiptuar një dënim i përgjithshëm prej 10 (dhjetë) vjet burgim. Të pandehurit J.D i është shqiptuar një dënim i përgjithshëm prej 7 vjet burgim.
Dhjetor, 2016
Gjykata e Apelit e dënon me 11 vjet burgim të akuzuarin S.G.
S.G është dënuar me 11 vjet burgim, për veprën penale: Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, nga 13 sa ishte dënuar në shkallë të parë. Pjesa tjetër e aktgjykimit ka mbetur e pa ndryshuar.
Dhjetor, 2016
Tre të akuzuarve, u vërtetohen dënimet me burgim dhe u konfiskohet pasuria me vlerë rreth 1.5 milion euro
Gjykata e Apelit e Kosovës, refuzon , ankesat e Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe avokatëve mbrojtës të akuzuarve A.A., I.R. dhe A. Xh.. Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Ferizaj, i datës 10.05.2016, vërtetohet.
Dhjetor, 2016
Rasti Badovci
U vërtetohen dënimet me burgim, 5 të akuzuarve për veprën penale: Përgatitje e veprave terroriste ose veprave kundër endit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, I akuzuari B.L. është dënuar me 13 vjet burgim, G.H. me 12, M.H. me 10 vjet e tre muaj, E.L. me 10, dhe F.M. me 4 vjet burim.
Dhjetor, 2016
Rasti i “Arbitrazhit”
Gjykata e Apelit e kthen në ri gjykim, çështjen e padisë se Qeverisë së Kosovës kundër vendimit mbi kompetencën e Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit.