Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka lënë në fuqi, me 13.12.2016, dënimin me 5 vjet burgim ndaj të akuzuarit M.A., për veprën penale: Rekrutim për terrorizëm.
Në këtë mënyrë Kolegji penal, refuzoi ankesat e Prokurorisë Speciale dhe avokatit mbrojtës, duke vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj, të datës 25.10.2016, sipas të cilit i akuzuari u gjet fajtor për dërgimin e disa shtetasve të Kosovës në Siri, për t’iu bashkangjitur organizatës terroriste ISIS.
Gjykata e Apelit gjeti se aktgjykimin e shkallës së parë nuk përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, gjendja faktike është vërtetuar drejtë dhe në mënyrë të plotë si dhe nuk ka as shkelje të Ligjit Penal në dëm të akuzuarit.
Kjo gjykatë e vlerëson të drejtë edhe vendimin mbi dënim, dhe konsideron se i njëjti është në përputhje me intensitetin e rrezikshmërisë shoqërore të veprave penale dhe shkallen e përgjegjësisë se të akuzuarit.