Gjykata e Apelit, me një trup gjykues të përbërë nga dy gjyqtarë ndërkombëtarë dhe një gjyqtar të Kosovës, vendosi rreth ankesave për një rast në lidhje me pesë të pandehur të akuzuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale: Krime të Luftës kundër Popullatës Civile, Nxitje për kryerjen e veprës penale Vrasje e rëndë dhe për veprën penale Vrasje e rëndë në tentativë në bashkëkryerje, dhe Vrasje e rëndë dhe Vrasje e rëndë në tentativë në bashkëkryerje.
Gjykata Themelore e Mitrovicës në vendimin e 30 marsit 2016, e shpalli fajtor Oliver Ivanovicin për veprën penale të Krimeve të Luftës kundër Popullatës Civile dhe ndaj tij e shqiptoi një dënim prej 9 vjet burgim. Të gjithë të pandehurit tjerë janë shpallur të pafajshëm dhe janë liruar nga të gjitha akuzat për veprat e tjera penale të përmendura në aktakuzë.
Prokurori ndërkombëtar nga PSRK-ja ka paraqitur ankesë kundër dënimit të shqiptuar ndaj të pandehurit të dënuar, dhe ndaj të gjithë atyre që janë liruar nga akuzat. Ankesat ishin parashtruar nga avokatët mbrojtës të të pandehurit kundër dënimit për veprën penale të Krimeve të Luftës kundër Popullatës Civile, dhe kundër dënimit të shqiptuar.
Gjykata e Apelit e refuzoi ankesën e Prokurorit si të pabazuar. Ankesat e avokatëve mbrojtës për të pandehurin Oliver Ivanovic dhe nga vet i pandehuri, janë miratuar pjesërisht në lidhje me dënimin për veprën penale të Krimeve të Luftës kundër Popullatës Civile. Aktgjykimi i Gjykatës Themelore të Mitrovicës anulohet dhe lënda kthehet në rigjykim.
Aktgjykimi vërtetohet në lidhje me të gjitha veprat tjera penale. Gjykata e Apelit e zgjati paraburgimin ndaj të pandehurit Oliver Ivanovic deri në vendosje nga Gjykata Themelore e Mitrovicës.