Një grup prej 40 studentesh të drejtësisë nga jugu dhe veriu I Mitrovicës, vizituan të enjten Gjykatën e Apelit të Kosovës. Juristet e rinj i priti nënkryetari i gjykatës Dr. Hashim Qollaku dhe gjyqtari i Departamentit të Krimeve të Rënda Dr. Driton Muharremi.
Qollaku i njoftoi mysafiret lidhur më mënyrën se si funksionon sistemi gjyqësor në Kosovë, me theks të veçantë ai u ndal të struktura organizative e Gjykatës së Apelit. Ndërkaq gjyqtari Muharremi, u fokusua më shumë në procedurat që zhvillohen brenda gjykatës dhe mënyrën e vendimmarrjes .
Ky organizim u bë i mundur falë projektit të OSCE-së “Përkrahja për përfshirjen e komuniteteve jo shqiptare ne institucionet e Kosoves”, projekt ky i mbështetur nga Ambasada e Britanisë se Madhe ne Kosovë.
Kjo nuk është hera e parë që Gjykata e Apelit hap dyert për evente te tilla.