Prishtinë, 16 maj 2017 – Gjykata e Apelit e Kosovës gjatë muajit të fundit , ka shënuar rritje të konsideruar të efikasitetit në raport me muajt e kalua
Prishtinë, 16 maj 2017 – Gjykata e Apelit e Kosovës gjatë muajit të fundit , ka shënuar rritje të konsideruar të efikasitetit në raport me muajt e kaluar. Bazuar në të dhënat statistikore del se në prill të viti 2017, në Gjykatën e Apelit janë pranuar 984 lëndë, ndërsa janë zgjidhur 1082, që do të thotë se janë kryer rreth 100 lëndë më shumë se sa janë pranuar. Kjo është hera e parë në historinë e këtij institucioni që numri i lëndëve të zgjidhura është kaq i madh në raport më numrin e lëndëve të pranuara, për një muaji. Përndryshe nga kjo shifër, shumica e lëndëve të kryera janë të natyrës civile 427, pastaj penale 406, penale krime të rënda 178 etj.
Megjithatë, pavarësisht angazhimit të madh të gjyqtarëve dhe stafit administrativ, numri i lëndëve të pa përfunduara vazhdon të jetë i madh, si rrjedhojë e lëndëve të grumbulluara. Aktualisht në sirtarët e kësaj gjykate presin për të marr vendimin final edhe 11 mijë e 927, nga to 11 mijë e 534 lëndë të trashëguara nga viti 2016. Shumica dërmuese të lemisë civile.
Në Gjykatën e Apelit aktualisht punojnë 34 gjyqtarë, numër ky i pa mjaftueshëm në raport më lëndët që vinë prej 7 gjykatave themelore.