Prishtinë, 02 tetor 2017-Angazhimi i tyre, u cilësua si shumë i mirëseardhur nga kryetari i gjykatës Hasan Shala. Në pritjen e organizuar për ta, i pari i këtij institucioni, kërkoj nga nëntë punonjësit e ri të jenë efikas dhe profesional.
Prishtinë, 02 tetor 2017- Ai the se ky stafi , do të jetë një ndihmesë e madhe për gjykatën por nuk e zgjidhë në tërësi problemin, me mungesë kuadri. “Kam kërkuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës që të lejoj rekrutimin e të paktën edhe të 12 bashkëpunëtorëve tjerë profesional dhe 20 zyrtarëve ligjor. Në këtë mënyrë ne do të kishim nga një bashkëpunëtor për çdo dy gjyqtarë dhe nga një zyrtarë ligjor, për secilin gjyqtarë” – tha ndër të tjera Shala.
Gjykata e Apelit ka aktualisht 36 gjyqtarë dhe 11 bashkëpunëtor profesional.