Është promovuar Buletini i tretë i Gjykatës së Apelit, i cili edhe kësaj radhe është mbështetur nga “Projekti për Fuqizimin e Sundimit te Ligjit ne Kosovë”, i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim/UNDP.
Në ceremoninë e organizuar për këtë rast, kryetari i kësaj gjykate Hasan Shala, tha se ky buletin kësaj radhe vjen paksa më i veçantë, për faktin se për herë të parë, realizohet pas takimeve që Gjykata e Apelit ka zhvilluar më gjykata themelore, ku edhe ka parë nga afër, shqetësimet dhe dilemat e gjyqtarëve, në zbatimin praktik të ligjit dhe interpretimin e tij. “Ne shpresojmë se kjo vepër, do t’iu jap sadopak përgjigje, shumë temave që janë diskutuar me gjyqtarët e këtyre gjykatave dhe do të jetë një ndihmesë e madhe në punën e tyre të përditshme” – tha Shala. Një ekspoze lidhur më përmbajtjen e këtij buletini, e ka paraqitur anëtari i Këshillit Redaktues, gjyqtari Hashim Çollaku, ndërsa në emër të UNDP-së, të pranishmit i ka përshëndetur Virgjina Dumnica. Buletini është botuar në gjuhen shqipe dhe serbe.