I dyshuari për krime lufte, mbetet në paraburgim

I dyshuari për krime lufte, mbetet në paraburgim

Prishtinë, 13 dhjetor 2017 – Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e mbojtësit të pandehurit D.T., kundër aktvendimit mbi caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh, të nxjerrë nga Gjykata Themelore në Prizren me 23.11.2017.

D.T. po dyshohet nga ana e Prokurorisë Speciale se në bashkëkryerje, ka kryer veprën penale: “Krime Lufte kundër Popullsisë Civile”, nga neni 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të ish RSFJ-së, e paraparë edhe me Kodin Penal të Republikës së Kosovës dhe nenin 3 të përbashkët, të katër konventave të Gjenevës.

Gjykata e Apelit e Kosovës, vlerëson se meqenëse ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprat penale në fjalë, ka bazë ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj tij, konform dispozitave të Kodit të Procedurës Penale.