Prishtinë, 14.02.2017 – Në Gjykatën e Apelit, u organizua takim lamtumirës më gjyqtarët Rasim Rasimi dhe Ragip Namani, të cilët nga e hëna kanë filluar punën në Gjykatën Supreme.
Më këtë rast, kryetari Hasan Shala, në emër të te gjithë kolegëve, i ka uruar të sapo larguarit për pozitat e reje, duke iu dëshiruar shëndet dhe suksese në punë.
Më avancimin e tyre, dhe pensionimin e gjyqtares Mediha Jusufi një ditë më parë, Gjykata e Apelit këtë muaj ka mbetur pa tre gjyqtarë.
Gjithsesi, Gjykates se Apelit, shumë shpejt pritet t’i bashkohen edhe 5 të tjerë, pasi që procedurat e rekrutimit për ta janë në mbarim e sipër. Po ashtu Këshilli Gjyqësor i Kosovë, këto ditë ka hapur konkurs edhe për 10 gjyqtarë për Gjykatën e Apelit.
Gjykata e Apelit aktualisht ka 37 gjyqtarë, ndersa në punë janë mbi 12 mijë lëndë.