Prishtinë, 23.04.2018 – Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e Prokurorisë Speciale në rastin e të akuzuarve H.H.,H.M. dhe A.R. Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 27.11.2017, është vërtetuar.
Sipas këtij aktgjykimi, H.H. dhe H.M. janë liruar nga akuza për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo i autoritetit zyrtar në bashkëkryerje” nga neni 422, lidhur me nenin 31, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ndërsa A.R. për “Falsifikimi i dokumenteve në bashkëkryerje” nga neni 398, lidhur me nenin 31 të këtij kodi.
Ky vendim ishte marrë pasi që gjykata e shkalles se parë kishte konstatuar, se më provat e proceduara në seancën e shqyrtimit gjyqësor, nuk është vërtetuar se të akuzuarit kanë kryer veprën penale për të cilat janë akuzuar.
Këtë konstatim e përkrah edhe Gjykata e Apelit, e cila po ashtu nuk gjen ndonjë shkelje nga ato që pretendohen në ankesën e prokurorisë.