Prishtinë, 05.10.2018 – Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka lënë në fuqi masën e paraburgimi prej një muaji ndaj të pandehurit Sh.G.
Në këtë mënyrë, kjo gjykatë e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e avokatit mbrojtës kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Pejë , të datës 25.09.2018.
Sh.G. është i dyshuar për veprën penale” Vrasje e rëndë” nga neni 179, paragrafi 1, nënparagrafi 1.5 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës si dhe “Mbajte në pronësi, kontroll, posedim të pa autorizuar të armëve nga neni 374 i këtij kodi.
Gjykata e Apelit, gjen se gjykata e shkallës se parë, ka dhënë arsye të mjaftueshme, mbi bazën ligjore për të cilën ka caktuar masën e paraburgimit ndaj tij, konform dipspozitave te nenit 187 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës se Kosovës