Prishtinë, 03.01.2018 – Gjykata e Apelit e Kosovës, i ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e avokatëve mbrojtës, kundër vazhdimit të masës së paraburgimit prej dy muajsh për të pandehurit N.S., M.R. dhe D.M.
Në këtë mënyrë Apeli ka lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 21.12.2018, sipas të cilit kjo masë do të zgjasë deri më 23.02.2019.
Sipas prokurorisë N.S., M.R. dyshohen se si pjesë e një grupi kriminal kanë kryer veprën ndihmës në vrasje të rëndë nga neni 179 lidhur me nenin 33 dhe 34 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Ndërsa i pandehuri D.M., po ashtu si anëtar i grupit, dyshohet të këtë kryer veprën penale të zbulim të fshehtësisë zyrtare, sipas nenit 433 të po të këtij kodi.
Gjykata e Apelit, gjen se gjykata e shkallës se parë, ka dhënë arsye të mjaftueshme, mbi bazën ligjore për të cilën ka caktuar masën e paraburgimit ndaj tyre, konform dipspozitave te nenit 187 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës se Kosovës