Prishtinë, 04.02.2019 – Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka aprovuar ankesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës, në rastin e të akuzuarve E.Q.,A.M. dhe R.Gj.
Të tre këta akuzohen për veprën penale: ”Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422, paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Apeli e ka ndryshuar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 07.01.2019, në atë mënyrë që, kërkesat e mbrojtësve për hudhje të aktakuzës janë refuzuar, ndërsa procedura tani në këtë çështje juridiko penale, vazhdohet sipas dispozitave të Kodit të Procedurës Penale, të parapara për caktimin e seancës së shqyrtimit gjyqësor.
Gjykata e Apelit konstaton se në bazë të shkresave të lëndës, në rastin konkret ka prova të mjaftueshme nga të cilat rezulton dyshimi i bazuar mirë, se të pandehurit kanë kryer veprën penale në fjalë.
Andaj gjykata e shkalles së parë obligohet të vazhdoj më tutje më procedim penal, të administroj provat, e pastaj ta marr një vendim të drejtë dhe të ligjshëm.