Gjykata e Apelit njofton opinionin publik se gjatë viti 2016 ka pasur në punë 174 lëndë që kanë të bëjnë me korrupsionit zyrtar.
Prej tyre 17 kanë qenë të trashëguara nga vitet paraprake ndërsa 157 kanë ardhur gjatë viti 2016. Më se shumti lëndë, plot 100, janë klasifikuar si vepër penale- keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, 27- përvetësim në detyrë, 3 – mashtrim në detyrë, 21 – marrje e ryshfetit, 2- dhënie e ryshfetit, 10- ushtrim ndikimi, 2- nxjerrje e kundërligjshme e vendimeve gjyqësore, 4 – zbulim i fshehtësie zyrtare, po kaq edhe falsifikim i dokumentit zyrtar, ndërsa vetëm 1 arketim dhe pagesë e kundërligjshme.
Nga krejt këto Departamenti i Krimeve të Rënda i kësaj gjykate, deri me 31 dhjetor të vitit të kaluar ka arritur t’i zgjidh 130 raste, ndërsa vitin 2017, e ka filluar me 44 raste të pazgjidhura.
Gjykata e Apelit edhe në këtë vit do të vazhdoj t’i trajtoj me prioritet të gjitha lëndët e kësaj natyre.