Departamenti për Çështje Administrative i kësaj gjykate, gjykon dhe vendos në shkallë të dytë rreth konflikteve administrative në bazë të padive të ushtruara kundër akteve përfundimtare administrative.
Po ashtu, ky departament shqyrton ankesat kundër Bordit të Pavarur për Rishqyrtime dhe çështje të tjera të përcaktuara me ligj.
Departamenti i Çështjeve Administrative e shqyrton procedurën administrative dhe nxjerr vendime në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe ligjet që kanë të bëjnë me konfliktet administrative.
Akt administrativ është çdo vendim i ndonjë administrate publike, qeverie qendrore dhe organi tjetër që është rezultat i një procedure administrative mbi ushtrimin e autorizimeve publike.
Në departamentin e çështjeve administrative punojnë tre gjyqtarë. Vendimet merren në kolegj prej tre anëtaresh.