MBETET NË FUQI MASA E PARABURGIMIT NDAJ TË PANDEHURËS VAHIDE BADIVUKUT

MBETET NË  FUQI MASA E PARABURGIMIT NDAJ TË PANDEHURËS VAHIDE BADIVUKUT

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën prej dy muajsh paraburgim, ndaj të dyshuarës Vahide Badivuku.

http://apeli.gjyqesori-rks.org/wp-content/uploads/sites/14/2019/03/received_10153225691210132.jpeg

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën prej dy muajsh paraburgim, ndaj të dyshuarës  Vahide Badivuku. Në këtë mënyrë kolegji prej tre gjyqtarësh i kësaj gjykate, e  ka  refuzuar si të pabazuara ankesën e  avokates mbrojtëse, duke vërtetuar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, PPRKR.nr.311/2015, të datës 22.09.2015.

Vahide Badivuku po dyshohet nga ana e prokurorisë, se ka kryer veprat penale:” Marrje e ryshfetit”, nga neni 428, paragrafi 2 i Kodit Penal të Kosovës, si dhe” Keqpërdorim i pozitës zyrtare nga neni 422, i të njëjtit kod.

Sipas vlerësimit të kësaj gjykate, pretendimet e bëra në ankesa nuk qëndrojnë, ngase bazuar në shkresat e lëndës, nuk kanë pushuar shkaqet dhe arsyet ligjore për caktimin dhe vazhdimin e masës se paraburgimit, ashtu siç parashihen në nenin 187 të Kodit të Procedurës Penale.