Një kolegj penal i Gjykatës së Apelit të Kosovës, aprovoj pjesërisht ankesat e mbrojtësve të të pandehurve N.Ç, R.E., E.SH., dhe F.K., …
Një kolegj penal i Gjykatës së Apelit të Kosovës, aprovoj pjesërisht ankesat e mbrojtësve të të pandehurve N.Ç, R.E., E.SH., dhe F.K., duke e ndryshuar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prizren, PPR.nr.249/2015, të datës 03.11.2015. Kolegji vendosi që të pandehurit N.Ç., t’i ndërpritet paraburgimi dhe e njëjta masë t’i zëvendësohet me atë të ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar. Vendim të njëjtë u mor edhe për personat e tjerë, të cilëve u ishte shqiptuar masa e arrestit shtëpiak.
Te gjithë këta po dyshohen nga ana e prokurorisë se në bashkëkryerja kanë kryer veprat penale: ” Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtarë” nga neni 422 par.1 dhe 2 nënpar.2.1 dhe 2.2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas vlerësimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës, del se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit të lartë cekur janë kryes të veprës penale për të cilën edhe dyshohen. Mirëpo nuk ekziston rreziku i ikjes, pasi që të pandehurit janë njerëz familjarë, kanë vendbanim të caktuar, jetë të rregullt të gjertanishme, janë shtetas të Republikës së Kosovës, ndërsa nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim që do e bënte frikën ,, abstrakte,, të prokurorit të bazuar për arratisjen e tyre. Po ashtu pretendimi se këto vepra penale kanë marrë hovë në të gjitha poret e shoqërisë nuk mund të jetë kusht për caktimin e paraburgimit ndërsa konstatimin e gjykatës së shkallës së parë se kemi të bëjmë me recidivist të veprave penale, një vlerësim i tillë nuk është argumentuar dhe arsyetuar me prova bindëse Megjithatë Gjykata e Apelit vlerëson së është i bazuar pretendimi i prokurorit të shtetit vetëm sa i përket bazës ligjore nga neni 187 pika 1.2.2 të KPPK-së, nga se veprimet e ndërmarra deri me tani në rastin e këtyre të pandehurve, e bëjnë të bazuar frikën se ata eventualisht mund të ndikojnë në të dëmtuar, dëshmitarë dhe bashkëpandehur dhe në këtë mënyrë mund të dëmtohet procesi gjyqësorë që po zhvillohet ndaj tyre.