U.d. kryetarja e Gjykatës së Apelit Tonka Berishaj, ka pritur të premten një delegacion të Dhomës së Avokatëve të Durrësit, kryesuar nga Skender Korriku.
Berishaj i ka njoftuar mysafiret nga Shqipëria lidhur me mënyrën e funksionimit të sistemit të drejtësisë në Kosovë, duke u ndalur me theks të veçantë në mandatin e Gjykatës se Apelit.
Gjatë takimit avokatët durrsak shfaqën interesim theksuar lidhur institutin e parashkrimit të lëndëve, gjykimin në mungesë, mjetet e jashtëzakonshme juridike, dhe tema tjera me interes për fushën e së drejtës.
Për më shumë foto, ju lutem klikoni KËTU
http://www.gjyqesori-rks.org/sq/courts/gallery/index/236