Gjykata e Apelit ka vendosur lidhur me një rast për krime lufte

Gjykata e Apelit ka vendosur lidhur me një rast për krime lufte

Më 5 prill 2016, një kolegj i Gjykatës së Apelit, i përbërë nga dy gjyqtarë ndërkombëtarë dhe një vendas, ka vendosur lidhur me ankesën e PSRK-së kundër aktgjykimit lirues të Gjykatës Themelore të Mitrovicës për një rast të krimeve të luftës kundër popullatës civile.

Ky kolegj i Apelit me votim unanim vendosi që aktgjykimin e shkallës së parë ta anulojë pjesërisht dhe lëndën ta dërgojë në rigjykim.

Gjykata Themelore e Mitrovicës me anë të aktgjykimit të saj të nxjerrë më 29 maj 2014, i liroi të pandehurit I.H, SH.H, N.Q. dhe S.S. nga të gjitha pikat e akuzës për kryerje të veprës penale Krime të Luftës kundër Popullatës Civile. Pas seancës publike më 5 prill 2016, Kolegji i Apelit në mënyrë unanime e vërtetoi lirimin e të pandehurve I.H. dhe N.Q. në lidhje me cenimin e integritetit trupor dhe shëndetit të një femre civile shqiptare e Kosovës dhe torturimin e një femre tjetër civile shqiptare e Kosovës nga ana e të pandehurve pasi që asnjë prej provave nuk i ka ndërlidhur në mënyrë të bindshme këta dy të pandehur me këto vepra.

Megjithatë, Kolegji i Apelit vlerësoi se lënda duhet të dërgohet në rigjykim në lidhje me identifikimin e të pandehurit S.S, përfshirjen e të pandehurit I.H. në ekzekutimin e simuluar dhe identifikimin e Sh. H. në rastin e përdhunimit.