Gjykata e Apelit e Kosovës, ka lënë fuqi të premten me 18.11.2016, masën e paraburgimit ndaj 17 personave të dyshuar për “Përgatitje e veprave penale terroriste ose veprave kundër rendit kushtetues dhe sigurisë se Republikës së Kosovës”, nga neni 144 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Në këtë mënyrë Gjykata e Apelit ka refuzuar sit ë pa bazuar ankesat e avokatëve mbrojtës të te pandehurve B.B,V.I.,L.M., L.M., K.P., L.V., L.G., A.A., A. Sh., Xh. T., M. Sh., B.P., L.S., A.K., H.R. dhe F.G. ,të ushtruara kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 11.11.2016.
Sipas vlerësimit të kësaj gjykate pretendimet e bërë në ankesë nuk qëndrojnë, ngase nga shkresat e lëndës, rezulton se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit janë kryes të veprës penale për te cilën po dyshohen, nga ana tjetër gjykata e shkallës se parë ka dhënë mjaft arsye për caktimin e kësaj mase në përputhje me nenin 187 të Kodit të Procedurës Penale.