Gjykata e Apelit e Kosovës, i ka refuzuar si të pa bazuara me 25.10.2016, ankesat e Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe avokatëve mbrojtës të akuzuarve A.A., I.R. dhe A. Xh.. Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Ferizaj, i datës 10.05.2016, është vërtetuar
Sipas këtij aktgjykimi, i akuzuari A.A. është gjetur fajtor për veprat penale: Mundësim i prostitucionit dhe Shpëlarje e parave në bashkëkryerje, për çka është dënuar 6 vjet burgim dhe 50 mijë euro gjobë. Për të njëjtat vepra janë gjetur fajtor edhe dy të akuzuarit tjerë I.R. dhe A .Xh., të cilët janë dënuar, secili me nga tre vjet e gjashtë muaj burgim dhe 20 mijë euro gjobë.
Në bazë të dispozitave ligjore në fuqi, të akuzuarve po ashtu u është konfiskuar përhershëm, pasuria e cila është vërtetuar se është fituar në mënyrë te kundërligjshme, e që kap një vlerë totale rreth 1.5 milion eurove.