Permbledhje e rasteve me specifike, te vitit 2016

Permbledhje e rasteve me specifike, te vitit 2016

Gjykata e Apelit e Kosovës, me qellim të rritjes se transparencës dhe informimit të drejtë të publikut, edhe gjatë vitit 2016, ka vazhduar të njoftoj, lidhur me rastet me specifike që kanë qenë objekt shqyrtimi në këtë gjykatë. Në vijim po ua rikujtojmë disa prej tyre.

    Mars 2016

Anulohet dënimi me burgim të përjetshëm për dy të akuzuar

 

Gjykata e Apelit e anulon dënimin me burgim të përjetshëm për  të akuzuarit E.K dhe A.M. , të cilët ishin shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Prishtinë për  veprën penale Vrasje e rëndë në bashkëkryerje .  Ndaj të parit  shqipton 25 vjet burgim, ndërsa ndaj të dytit  23.

 

Mars,  2016

 Vërtetohen dënimet të akuzuarve në rastin Medikus.   

 

Gjykata e Apelit u a vërteton dënimet me burgim të  disa të akuzuarve për krim të organizuar dhe trafikim me njerëz.

Të akuzuarit L.D. dhe A.D. dënohen me tetë (8) vjet burgim. I pandehuri S.H. dënohet me pesë (5) vjet burgim. Gjithashtu, të pandehurit L.D. i ndalohet ushtrimi i profesionit të urologut në kohëzgjatje prej dy (2) vjetësh, ndërsa të pandehurit S.H. i ndalohet ushtrimi i profesionit të anesteziologut në kohëzgjatje prej një (1) viti.

 

Prill, 2016.   

Rasti APEX  kthehet në rivendosje

 

Kolegji i Apelit  anulon vendimin e Gjykatës Themelore dhe kthen në rivendosje   dhe marrje vendimi lidhur me çështjet meritore të aktakuzës si dhe për pranueshmërinë e provave.

Në këtë rast prokuroria kishte ngritur aktakuzë kundër  11 të pandehurve, për krim të organizuar si dhe për vepra të tjera penal.

 

Maj , 2016

Vërtetohet aktgjykimi lirues në rastin KLEÇKA 

 

Publikohet aktgjykimi në rastin Kleçka sipas të cilit të akuzuarit për krime lufte të  këtij rasti lirohen nga akuza.

 

 

 

 

 

 

 

Qershor ,2016

Rasti i ish ministrave

 

Kthehet në rigjykim çështja ndaj të akuzuarve Astrit Haraqija, Valton Beqiri, Armond Morina dhe Nehat Fejza. Dy të akuzuarit e parë i kishte shpallë fajtor  dhe i kishte dënuar me nga dhjetë muaj burgim me kusht, për veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtare . Ndërsa i akuzuari i  tretë ishte dënuar me 6 muaj burgim efektiv për veprën penale mashtrim në detyrë.

 

 

Korrik , 2016

Kthehet në rivendosje çështja e ekstradimit të shtetasit britanik A. Ch. K. S.

 

Kolegji gjyqësor prej tre gjyqtarësh i Gjykatës së Apelit anulon  një vendim të Gjykatës Themelore në Pejë, të datës 21.06.2016, në bazë të te cilit ishte refuzuar kërkesa e prokurorisë për ekstradimin e shtetasit britanik A. Ch. K. S. Çështja i është kthyer serish të se njëjtës gjykatë për rivendosje ndërsa të kërkuarit i është vazhduar paraburgimi. 

 

Shtator,2016

Rasti ROLEX

 

Gjykata e Apelit e Kosovës, duke vendosur ne bazë të ankesave te palëve,  ulë  dënimet për një grup të akuzuarish, për krim të organizuar , në të ashtuquajturin rasti “Rolex”.

 

Shtator, 2016

Ish prokurores V.B. i vërtetohet dënimi me burgim efektiv 

 

Gjykata e Apelit vërteton dënimet me burgim efektive për të akuzuarën V.B.  Ajo u  shpallë fajtore  për veprën penale marrja e ryshfetit,( vepër  të cilën e  kishte kryer në cilësi të prokurores se shtetit),  dhe është dënuar me 3 vjet burgim. Asaj po ashtu i është ndaluar ushtrim  i funksionit në Administratën Publike, ose në Shërbimin Publik, për  tri vjet.

 

Tetor, 2016

Publikohet vendimi për Rastin DRENICA 2

 

Ndryshohet  Aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Mitrovicës, për të akuzuarit  për krime lufte,  në rastin Drenica II . J. D. dënohet  me 6 vjet burgim, S. S. me 7 , I. Th. me 6 vjet e 6 muaj burgim dhe Z. D. me 6 vjet burgim, ndërsa është konfirmuar dënimi prej 3 vjet burgim për të pandehurit A. D., F.D., N. D., S. D., D. D., B. D.

 

 

 

 

Nëntor, 2016

Vërtetohen  dënimet me burgim për të akuzuarin Z.Q. dhe gjashtë të tjerë

Gjykata e Apelit u a vërteton dënimet shtatë të akuzuarve për vepra penale të ndërlidhura me terrorizëm.   Z. Q.  dënohet  me 10 vjet burgim, I.B. me 8, S.T. me 7 vjet e 6 muaj, B.B. me 4 vjet e 6 muaj, J.K. me 4, L.K. me 3 dhe I.K me 5.

 

Nëntor, 2016

Rasti Drenica 1

 

Publikohet aktgjykimi në rastin Drenica 1. Sipas këtij aktgjykimi I pandehuri S.L. është dënuar me 7 vjet burgim.  Të pandehurit S.S. i është shqiptuar një dënim i përgjithshëm prej 10 (dhjetë) vjet burgim. Të pandehurit J.D i është shqiptuar një dënim i përgjithshëm prej 7   vjet burgim.

 

Dhjetor, 2016

Gjykata e Apelit e dënon me 11 vjet burgim të akuzuarin S.G.

 

S.G është dënuar me 11 vjet burgim, për veprën penale: Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, nga 13 sa ishte dënuar në shkallë të parë. Pjesa tjetër e aktgjykimit ka mbetur e pa ndryshuar.

 

Dhjetor, 2016

Tre të akuzuarve, u vërtetohen dënimet me burgim dhe u konfiskohet pasuria me vlerë rreth 1.5 milion euro

 

Gjykata e Apelit e Kosovës, refuzon , ankesat e Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe avokatëve mbrojtës të akuzuarve A.A., I.R. dhe A. Xh.. Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Ferizaj, i datës 10.05.2016, vërtetohet.

 

Dhjetor, 2016

Rasti Badovci

 

U vërtetohen dënimet me burgim, 5 të akuzuarve për veprën penale: Përgatitje e veprave terroriste ose veprave kundër endit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, I akuzuari B.L. është dënuar me 13 vjet burgim, G.H. me 12, M.H. me 10 vjet e tre muaj, E.L. me 10, dhe F.M. me 4 vjet burim.

 

Dhjetor, 2016

Rasti i “Arbitrazhit”

Gjykata e Apelit e kthen në ri gjykim, çështjen e padisë se Qeverisë së Kosovës kundër vendimit mbi kompetencën e Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit.