Gjykata e Apelit ka lenë në fuqi masën e paraburgimit prej 30 ditësh për të pandehurit Z.B. dhe A.B. I pari po dyshohet nga ana e prokurorisë për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar, nga neni 422 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ndërsa i dyti për mashtrim nga neni 335 i këtij ligji.
Në këtë mënyrë kolegji i kësaj gjykate ka refuzuar si të bazuara ankesat e avokatëve mbrojtës, kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 11.02.2017.
Sipas vlerësimit të kësaj gjykate pretendimet e bërë në ankesa nuk qëndrojnë, ngase nga shkresat e lëndës, rezulton se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit janë kryes të veprës penale për te cilën po dyshohen, ndërsa gjykata e shkallës se parë ka dhënë mjaft arsye për caktimin e kësaj mase në përputhje me nenin 187 të Kodit të Procedurës Penale.