Gjykata e Apelit e Kosovës, e përkrahur nga UNDP, ka zhvilluar të martën një punëtori të përbashkët me Gjykatën Themelore në Prishtinë, me temë: “Zbatimi i ligjit ne praktikë: evidentimi i çështjeve praktike, dhe nxjerrja e propozimeve për përmirësimin e praktikës gjyqësore.”
Kryetari i Gjykatës së Apelit z. Hasan Shala, tha në fillim të këtij takimi, se qëllimi i këtij organizimi është që t’i dëgjojmë brengat dhe dilemat e gjyqtarëve të shkallës së parë, gjatë zbatimit të ligjit. Ai tha se çështjet që do të diskutohen këtu, do të merren shumë seriozisht nga ana e Gjykatës së Apelit dhe do të shërbejnë si bazë për përgatitjen e buletinit të tretë të kësaj gjykate.
Këtë takim e ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm edhe kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë znj. Aferdita Bytyqi si dhe menaxherja e projektit për drejtësi në UNDP , zonja Virgjina Dumnica.
Gjykata e Apelit do të zhvilloj punëtori të ngjashme edhe me gjykatat tjera themelore, të cilat po ashtu do të përkrahen nga UNDP.