Studentet e drejtësisë nga jugu dhe veriu i Mitrovicës vizitojnë Gjykatën e Apelit

Studentet  e drejtësisë nga jugu dhe veriu i Mitrovicës vizitojnë Gjykatën e Apelit

Një grup prej 40 studentesh të drejtësisë nga jugu dhe veriu I Mitrovicës, vizituan të enjten Gjykatën e Apelit të Kosovës. Juristet e rinj i priti nënkryetari i gjykatës Dr. Hashim Qollaku dhe gjyqtari i Departamentit të Krimeve të Rënda Dr. Driton Muharremi.

Qollaku i njoftoi  mysafiret lidhur më mënyrën se si funksionon sistemi gjyqësor në Kosovë, me theks të veçantë ai  u ndal të  struktura organizative e Gjykatës së Apelit.  Ndërkaq gjyqtari Muharremi, u  fokusua më shumë në procedurat që zhvillohen brenda gjykatës dhe mënyrën  e vendimmarrjes .

Ky organizim u bë i mundur falë projektit të OSCE-së “Përkrahja për përfshirjen e komuniteteve jo shqiptare ne institucionet e Kosoves”, projekt ky i mbështetur nga Ambasada e Britanisë se Madhe ne Kosovë.

Kjo nuk është hera e parë që Gjykata e Apelit hap dyert për evente te tilla. 

http://apeli.gjyqesori-rks.org/wp-content/uploads/sites/14/2019/03/studentet_veri_jug 022.JPG