Gjykata e Apelit e Kosovës që nga fillimi i viti e deri me tani ka pasur në punë 17 mijë e 999 lëndë.
Prej tyre, 11 mijë e 266 lëndë, janë trashëguar nga vitet paraprake, ndërsa 6 mijë e 733 kanë ardhur gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2017.
Nga krejt kjo shifër gjyqtarët e kësaj gjykate në këtë periudhë raportuese kanë arritur t’i zgjidhin 5838 lëndë. Ndërsa vazhdojnë të mbesin në punë 12 mijë e 161 lëndë.
Vlen të theksohet se nëse i krahasojmë këto shifra me periudhën e njëjtë raportuese të viti të kaluar, del se Gjykata e Apelit, me numër të njëjtë të gjyqtarëve, ka zgjidhur 332 lëndë më shumë, dhe unë dua t’i falënderoj gjyqtarët për këtë angazhim maksimal.
Por edhe numri i lëndëve që kanë ardhur në gjykatë krahasim me periudhën e njëjtë te viti të kaluar është rritur nga 6 mijë e 341 në 6 mijë e 733 lëndë, që i bije se kemi pranuar 392 lëndë më shumë.
Është me rëndësi të ceket se dje kanë filluar punën edhe 4 gjyqtarë të rinj në këtë gjykatë. Të katër gjyqtarët e rinj i kam angazhuar në divizionin civil të Departamentit të Përgjithshëm, dikaster ky më i ngarkuari në këtë gjykatë, me mbi 10 mijë lëndë të trashëguara. Më këto emërime, numri i gjyqtarëve në Gjykatën e Apelit do të jetë 37, e që është shumë pak në krahasim me nevojat që ka ky institucion.
Ne presim që KGJK-ja ta shpallë konkursin për emërimin edhe të 5 gjyqtarëve, të cilët i kemi te lejuar më organogram, ndërsa të na lejoj edhe 15 pozita tjera, pasi ta marr aprovimin nga Ministria e Financave.
Një nder veprimet e mia të para si kryetar i kësaj gjykate ka qenë “zhbllokimi i disa pozitave “ të cilat kanë mbetur me vite te pa plotësuara për shkak të neglizhencës dhe menaxhimit jo të mirë të kësaj gjykate.
Si rrjedhojë, këto ditë ka filluar punën një zyrtare e përkthimeve ndërsa jemi në procedurë të rekrutimit të 5 bashkëpunëtorëve profesional dhe 4 zyrtarëve ligjor.
Po ashtu në bashkëpunim me UNDP- nga 1 maji, kemi angazhuar 6 zyrtar ligjor.
Duke qenë se as ky numër nuk mjafton unë kam bërë kërkesë në KGJK edhe për 12 bashkëpunëtor profesional dhe 20 zyrtar ligjor. Për çka po shpresojmë qe ky institucion do të na përgjigjet pozitivisht.