Prishtinë, 03 gusht 2017 – Gjykata e Apelit e Kosovës, i ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e avokatëve mbrojtës të te pandehurve B.P dhe Xh.P., kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Pejë, të datës 24.07.2017.
Me anë të këtij aktvendimi personave në fjalë, u është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale:” Vrasje e rëndë” nga neni 179 paragrafi 1, pika 1.11, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Gjykata e Apelit vlerësoi se pretendimet ankimore të mbrojtësve nuk qëndrojnë, ngase në vendimin e ankimuar, gjyqtari i proceduarës paraprake, drejt ka arsyetuar dyshimin e bazuar se të pandehurit janë involvuar në kryerjen e veprës penale për të cilën dyshohen . Po ashtu janë dhënë arsye të mjaftueshme se ka bazë ligjore për caktimin e paraburgimit, konform dispozitave të Kodit të Procedurës Penale.