Dy të mitur nga Prishtina, mbesin në paraburgim

Dy të mitur nga Prishtina, mbesin në paraburgim

Prishtinë, 25 shtator 2017 – Gjykata e Apelit e Kosovës, ka refuzuar si të pa bazuara me 21.09.2017, ankesat e avokatëve mbrojtës kundër caktimit të masës së paraburgimit prej një muaji, ndaj dy të miturve nga Prishtina.
Në këtë mënyrë Apeli ka lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 18.09.2017.

Të miturit në fjalë, po dyshohen se kanë kryer  në bashkëkryerje veprën penale “  Vrasje e rëndë “ nga neni 179 pika 1.1 dhe 1.4 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjykata e Apelit ka gjetur se gjykata themelore, ka vepruar drejtë kur ua ka caktuar masën e paraburgimit, konform nenit 66 të Kodit të Drejtësisë për të Mitur, lidhur me nenin 185 paragrafi 1, nën paragrafi 1.1. dhe 1.2, pik 1.2.1,1.2.2. dhe 1.2.2.3 të Kodit të Procedurës Penale.