Prishtinë, 14 dhjetor 2017 – Gjykata e Apelit e Kosovës ka vendosur sipas ankesave në rastin e të akuzuarit K.P. Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 28.06.2017, në pjesën më të madhe të tij është vërtetuar.
Kështu, për veprat penale: “ Nxjerrja e kundërligjshme e vendimeve gjyqësore”, nga neni 432 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoriteti zyrtar,” nga neni 422 i këtij kodi, si dhe veprën penale “Parandalimi i pastrimit të parave dhe luftimi i pastrimit të terrorizmit”, i akuzuari është dënuar më 3 vjet e 6 muaj burgim dhe 3.000(tremijë)euro gjobë.
Atij i është ndaluar ushtrimit i funksioneve në administratën publike ose në shërbim publike si dhe ushtrimi i profesionit të avokatit, në kohëzgjatje prej 3 vjetëve, pas mbajtjes së dënimit me burgim.
Nga i akuzuari janë konfiskuar paluajtshmëritë e përfituara nga kryerja e veprës penale më vlerë mbi një milion euro ( 1.000.000.00 ) dhe atë, një banesë në Klinë, një banesë në Prishtinë, patundshmëria (në të cilën është e ndërtuar një shtëpi) në Ulqin, të Malit të Zi, në sipërfaqe prej 308m2, , patundshmëria (livadh) po në Ulqin, në sipërfaqe prej 171m2, , një lokal afarist në Klinë, një automjeti “Audi A6”, si dhe mjetet financiare nga shtija e dy lokaleve afariste.