Prishtinë, 12.03.2018 – Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka refuzuar si të pa bazuara ankesën e mbrojtësit të pandehurës S.T., kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Ferizaj, të datës 26.01.2018.
Me anë të këtij te fundit, gjykata e shkalles së parë, i ka refuzuar si të pa bazuara kërkesat e avokatëve mbrojtës për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave, në rastin e të pandehurve S.T., F.T. dhe G.Sh.
Kjo e para, po akuzohet nga Prokuroria Themelore në Pejë, për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, “Asgjësim apo fshehje e materialit arkivor” nga neni 416, si dhe “Falsifikim të dokumentit zyrtar”, nga neni 434, të po këtij kodi.
Mbi të akuzuarin F.T., sipas aktit akzues të prokurorisë, rendojnë këto vepra penale të parapara më anë të KPRK-së : “Mashtrim” nga neni 335, “Ushtrim i ndikimit” nga neni 431, “Falsifikim i dokumenteve ”, nga neni 389, “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të pa autorizuar të armëve” nga neni 374 , dhe “Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve” nga neni 399.
Ndërsa G.Sh, akuzohet vetëm për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” neni 422 i KPRK-së.
Gjykata e Apelit vlerëson se gjykata e shkallës së parë, ka vepruar drejtë, kur e ka refuzuar kërkesën për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave, dhe se më shqyrtimin e shkresave të lëndës dhe gjendjes faktike, drejt ka gjetur, dhe në menyrë të plotë, ka arsyetuar se akti i prokurorisë, është mbështetur në prova dhe në ligj.