U mbajtën seancat e kolegjit në dy raste të të akuzuarve për korrupsion zyrtar

U mbajtën seancat e kolegjit në dy raste të të akuzuarve për korrupsion zyrtar

Prishtinë, 02.05.2018 – Në Gjykatën e Apelit, të mërkurën është mbajtur seanca e kolegjit në rastin e të akuzuarës V.B. dhe dy të tjerëve.

Kjo e para po akuzohet për veprën penale marrja e ryshfetit,( vepër të cilën e kishte kryer në cilësi të prokurores se shtetit), nga neni 428 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës .

Ndërsa dy të akuzuarit tjerë I.K dhe I.S., për veprën penale ushtrimi i ndikimit në bashkëkryerje, nga neni 431 i të njëjtit kod.

Vendimi lidhur më pretendimet ankimore të palëve, do të merret shumë shpejtë.

Po ashtu gjatë ditës, në Gjykatën e Apelit është mbajtur seancë e kolegjit, lidhur më rastin e E.H., H.V dhe A.K.

Të tre akuzohen për veprën penale mashtrim në detyrë, nga neni 341 paragrafi 3 i Kodit Penal të Kosovës.

Edhe për këtë rast, kolegji gjyqësor pritet të merr vendim shumë shpejtë.

Gjykata e Apelit e Kosovës, është e përkushtuar në zgjidhjen në afat sa më të arsyeshëm të lëndëve kundër korrupsionit zyrtarë.