Prishtinë, 15.05.2018- Gjykata e Apelit e Kosovës, duke vendosur sipas ankeses, e ka liruar nga akuza të pandehurin E.H. për shkak të veprës penale “Mashtrimi në detyrë”, parashikuar me nenin 341 par.3 lidhur me par.1 dhe nenin 23 të Kodit Penal të Kosovës.
Kolegji penal i Departamentit të Krimeve të Rënda i kësaj gjykate, ka gjetur se nuk është provuar se ai ka kryer ketë vepër penale.
Me anë të vendimit të njëjtë, Gjykata e Apelit e ka aprovuar ankesën së prokurores, lidhur më dy të akuzuarit tjerë të këtij rasti H.V. dhe A.R.
Aktgjykimi i gjykatës së shkallës së parë, i datës 18 tetor 2017, është ndryshuar vetëm sa i përket vendimit për dënim, ashtu që kjo gjykatë këta të akuzuar për veprën penale për të cilën janë shpallur fajtor i gjykon secilin me nga 1 vit burgim efektiv.