Prishtinë, 04.06.2018 – Gjykata e Apelit e Kosovës, duke vendosur sipas ankesave, e ka lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, të datës 16.04.2018, me anë të te cilit ishin refuzuar si të pa bazuara kërkesat e trembëdhjetë të pandehurve për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave.
Sipas aktakuzës se prokurorisë themelore, e cila ka marrë miratimin e shkallës se parë, të pandehurit S. H., B. S., H. Sh., A. H., Z. Sh., A. B., A. B., R. H., E. H., N. H., J. T., A. M. dhe S. H., akuzohen për shkak të veprës penale “Marrja e ryshfetit” nga neni 428 par. 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Vepër të cilën dyshohet ta kenë kryer në cilësi të zyrtarit policor.
Gjykata e Apelit e Kosovë, vlerëson se Gjykata e shkallës së parë, ka vepruar drejt kur i ka refuzuar kërkesën e mbrojtësve të pandehurve për hedhjen e aktakuzës si të pabazuar, në bazë të nenit 249 par.3 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, meqenëse nuk paraqiten asnjë nga rrethanat e parapara në nenin 250 par.1 nënpar.1.1, 1.2, 1.3 dhe 1.4 të këtij kodi.