Prishtinë, 16.07.2018 – Gjykata e Apelit e Kosovës, duke vendosur sipas ankesave, e ka lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prizren, të datës 14.06.2018, me anë të te cilit ishin refuzuar si e pa bazuar ankesa e të pandehurit D.T. për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim te provave.
Sipas aktakuzës se Prokurorisë Speciale, e cila ka marrë miratimin e shkallës se parë D.T. po akuzohet për shkak të dy veprave panele “Krime lufte kundër popullsisë civile në bashkëkryerje”, të parapara sipas nenit 142 lidhur me nenin 22 të Kodit Penal të RSFJ-së, aktualisht e dënueshme edhe me legjislacionin penal në fuqi, të Republikës së Kosovës.
Gjykata e Apelit e Kosovë, vlerëson se Gjykata e shkallës së parë, ka vepruar drejt kur i ka refuzuar kërkesën e mbrojtësve të pandehurve për hedhjen e aktakuzës si të pabazuar, në bazë të nenit 249 par.3 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, meqenëse nuk paraqiten asnjë nga rrethanat e parapara në nenin 250 par.1 nënpar.1.1, 1.2, 1.3 dhe 1.4 të këtij kodi.
Po ashtu Gjykata e Apelit, e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e të pandehurit kundër aktvendimit mbi vazhdimin e masës së paraburgimit për dy muaj, të datës 26.06.2018.