Prishtinë, 16.08.2018 – Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e avokatit mbrojtës kundër caktimit të masës së paraburgimit prej një muaji, për të dyshuarin A.B.
Në këtë mënyrë gjykata e shkallës së dytë, e ka lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë – Dega në Skenderaj , të datës 09.08.2018.
A.B. po dyshohet nga ana e prokurorisë se ka kryer veprën penale “Kanosje” nga neni 185, paragrafi 3 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe veprën penale ”Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armeve” nga neni 374, paragrafi 1, i te njëjtit ligj.
Gjykata e Apelit, gjen se gjykata e shkallës se parë, ka dhënë arsye të mjaftueshme, mbi bazën ligjore për të cilën ka caktuar masën e paraburgimit ndaj tij, konform dipspozitave te nenit 187 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës se Kosovës.