Prishtinë, 21.12.2018 – Gjykata e Apelit e Kosovës, i ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e avokatëve mbrojtës, kundër caktimit të masës së paraburgimit prej një muaji për të pandehurit N.S., M.R. dhe D.M.
Në këtë mënyrë Apeli ka lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 17.12.2018, sipas të cilit kjo masë do të zgjasë deri me 23.12.2018.
Sipas prokurorisë N.S., M.R. dyshohen se si pjesë e një grupi kriminal kanë kryer veprën ndihmës në vrasje të rëndë, (neni 179 lidhur me nenin 33 dhe 34 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës). Ndërsa i pandehuri D.M., po ashtu si anëtar i grupit, dyshohet të këtë kryer veprën penale “Zbulim i fshehtësisë zyrtare”, nga neni 433 i po të këtij kodi.
Gjykata e Apelit, gjen se gjykata e shkallës se parë, ka dhënë arsye të mjaftueshme, mbi bazën ligjore për të cilën ka caktuar masën e paraburgimit ndaj tij, konform dipspozitave te nenit 187 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës se Kosovës.