Kreshnik Radoniqi
Gjyqtar - Gjykata e Apelit
Kreshnik Radoniqi është gjyqtar në Departamentin Special të Gjykatës së Apelit, që nga data 01.07.2019. Gjyqtari Radoniqi, është kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga data 14.06.2021. Diplomoi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 2006, ndërsa provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2007. Në vitin 2013 ka përfunduar studimet Master në SHBA – Karolina e Veriut. Praktikën profesionale e përfundoi në Gjykatën e Qarkut në Pejë nga viti 2006 deri më 2007. Prej vitit 2007 deri në vitin 2008, punoi si zyrtar i lartë ligjor në Ministrinë e Drejtësisë në Prishtinë, ndërsa nga muaji shkurt e deri në muajin shtator të vitit 2008, punoi si avokat në Pejë. Gjatë kësaj kohe ka punuar edhe si këshilltar juridik në Agjencinë për Financim në Kosovë. Ndërsa, nga muaji shtator 2008 e deri në gusht 2012, ka punuar si këshilltar ligjor i gjyqtarëve të EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Pejë. Radoniqi, është emëruar gjyqtar në Gjykatën Komunale në Pejë në korrik të vitit 2012, ndërsa nga janari i vitit 2013 u emërua gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm të Gjykatës Themelore në Pejë. Nga muaji nëntor 2015 e deri në muajin maj të vitit 2016, punoi gjyqtar i Departamentit të Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore në Prishtinë, duke vazhduar punën në Gjykatën Themelore të Pejës, në po të njëjtin departament. Më 23.12.2016 u emërua kryetar i Gjykatës Themelore në Pejë, të cilën detyrë e la për tu bërë gjyqtar në Departamentin Special të Gjykatës së Apelit.