Hashim Çollaku
Gjyqtar - Gjykata e Apelit
Hashim Çollaku është gjyqtar në Departamentin për Krime të Rënda të Gjykatës së Apelit. Ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 1979. Provimin e jurisprudencës e kreu në vitin 1987 në Prishtinë. Në vitin 2006 mori titullin Master i Shkencave Juridike, ndërsa 6 vite më vonë fitoi gradën Doktori i Shkencave Juridike në ECPD. Karrierën në sistemin e drejtësisë e filloi në vitin 1989 në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Prizren, pasi kishte bërë dy vite praktikë në Gjykatën Komunale po në Prizren. Në këtë të fundit, vetëm një vit më vonë, u emërua gjyqtar. Nga viti 1992 e deri në vitin 1999, punoi si avokat. Kurse, në vitin 2000 u kthye sërish si gjyqtar në Gjykatën Komunale në Prizren. Pas katër vitesh (2004) u emërua prokuror në Prokurorinë e Qarkut në Prizren. Pastaj në vitin 2010, gjyqtar në Gjykatën e Qarkut, po në këtë qytet, ku punoi deri në vitin 2012. Nga 1 janari i viti 2013 është gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Kosovës. Përpos gjuhës amtare (shqip) flet edhe gjuhën serbe dhe angleze.