Afërdita Bytyçi
Gjyqtare - Gjykata e Apelit
Afërdita Bytyçi është gjyqtare në Departamentin Special të Gjykatës së Apelit, që nga 1 janari i vitit 2021. Gjyqtarja Bytyçi, ka diplomuar në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës në vitin 1996, ndërsa provimin e jurisprudencës e ka përfunduar në vitin 2003. Në vitin 2014 kreu studimet pasdiplomike master në lëminë juridiko-penale dhe mori titullin LLM në Juridik. Nga viti 2002 deri në vitin 2003 ushtroi detyrën e udhëheqëses në Zyrën - Byronë për Ndihmë Juridike në Drenas, ndërsa nga viti 2003 deri në vitin 2010 ka ushtruar detyrën e bashkëpunëtores profesionale në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë. Në vitin 2010 është emëruar gjyqtare në Gjykatën Komunale në Prishtinë, ku ka punuar deri më 31.12.2012. Nga data 01.01.2013 është emëruar gjyqtare në Departamentin e Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Kurse, nga data 01.01.2017 e deri më 01.01.2021, ka qenë kryetare e Gjykatës Themelore në Prishtinë.