Hajriz Hoti
Gjyqtar - Gjykata e Apelit
Hajriz Hoti është gjyqtar në Departamentin për Çështje Administrative të Gjykatës së Apelit. Gjyqtari Hoti, ka diplomuar në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës në vitin 2001. Provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2007, ndërsa praktikën profesionale e mbajti në Gjykatën Komunale në Malishevë në vitin 2003 - 2004. Hoti, gjithashtu ka punuar edhe si këshilltar juridik në Kuvendin Komunal të Malishevës prej 2005 deri në vitin 2008. Në vitin 2010 është emëruar gjyqtar në Gjykatën Komunale në Prishtinë, ku dhe punoi deri më 31.12.2012. Nga data 01.01.2013, është emëruar gjyqtar në Departamentin për Çështje Administrative në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Ndërsa, nga 1 marsi i vitit 2022, është gjyqtar i Gjykatës së Apelit të Kosovës.