Malsor Kryeziu
Gjyqtar - Gjykata e Apelit
Malsor Kryeziu është gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm-Divizioni Civil të Gjykatës së Apelit. Gjyqtari Kryeziu, ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, më 26.04.2006, kurse provimin e jurisprudencës e kreu më 23.03.2013. Nga data 19.05.2015, është dekretuar gjyqtar në Gjykatën Themelore në Gjakovë-Dega Rahovec, pastaj me vendim të kryetarit të gjykatës, detyrën e gjyqtarit e ka kryer në Gjykatën Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm-Divizioni Civil. Më 16.05.2019, ka përfunduar studimet postdiplomike në Universitetin e Prishtinës - Fakulteti Juridik, në drejtimin e të Drejtës civile dhe pronësore. Kryeziu, nga 1 marsi i vitit 2022, është gjyqtar i Gjykatës së Apelit të Kosovës.