Mentor Bajraktari
Gjyqtar - Gjykata e Apelit
Mentor Bajraktari është gjyqtar në Departamentin Special të Gjykatës së Apelit.Gjyqtari Bajraktari, ka diplomuar në vitin 2007 në Universitetin Shtetëror të Tetovës-Fakultetin Juridik në Republikën e Maqedonisë. Provimin e jurisprudencës e kreu në vitin 2013. Ndërsa, në vitin 2015 ka përfunduar me sukses Trajnimin Fillestar, Provimin Përgatitor dhe Përfundimtar për gjyqtar, pranë Institutit Gjyqësor të Kosovës në Prishtinë. Në vitin 2008/09 ka mbajtur një praktikë në Komunën e Prizrenit, ndërsa praktiken profesionale e mbajti në Gjykatën e Qarkut në Prizren gjatë vitit 2009/10. Në vitin 2010/11 ka punuar në Institucionin Mikrofinanciar “Finca-Kosovë” si nëpunës i kredive në vonesë. Prej vitit 2011 ka filluar punojë në Gjykatën Komunale në Prizren si referent, ndërsa gjatë viteve 2013-2015 ka vazhduar të punojë në Gjykatën Themelore në Prizren si bashkëpunëtor profesional. Në vitin 2015 është emëruar gjyqtar në Gjykatën Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm - Divizioni Penal, ndërsa nga nëntori i vitit 2019 është avancuar si gjyqtar në Departamentin e Krimeve të Rënda, ku ka punuar deri në dhjetor të vitit 2020. Në muajin dhjetor të vitit 2020 është caktuar gjyqtar në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, pozitë të cilën e ka ushtruar deri në avancimin e tij në Gjykatën e Apelit të Kosovës.